Britania e Madhe kёrcёnon Iranin me sanksione

Kliko per me shume info

Bllokimi i “Stena Impero” nё nguhticёn e Hormusit ngjall shqetёsim ndёrkombёtar dhe nxit kritika tё ashpra ndaj Iranit. Gjermania dhe Franca kёrkojnё lirimin e “menjёhershёm” tё saj. Britania kёrcёnon Iranin me sanksione

Nё grindjen mes dy vendeve shkaku janё dy anije. Fillimish tbritanikёt bllokuan njё anije iraniane ҁisternё nё Gjibraltar. Irani menjёherё pas kёsaj konfiskoi njё anije britanike. Londra kёrcёnon me sanksione.

Kliko per me shume info

Ministri i Jashtёm i Britanisё sё Madhe Hunt mund tё shpallё masa diplomatike dhe ekonomike, njofton “Daily Telegraph”. Ndёr kёto masa mund tё jetё edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, sipas kёtyre njoftimeve, mund tё insistojё, qё tё rivendosen sanksionet e OKB-sё dhe tё BE-sё kundёr. Sanksionet u shfuqizuan mё 2016 pas marrёveshjes atomike me Iranin.

Britania e Madhe i kёshillon anijet tregtare britanike, tani pёr tani t’i shmangen kёtij kalimi tё rёndёsishёm detar kryesisht pёr tregtinё mbarёbotёrore tё naftёs. Ministri i Jashtёm, Jeremy Hunt, shkruante (20.0) nё Twitter, qё ky veprim i Iranit ёshtё “njё shenjё shqetёsuese”, se Irani “mund tё ndjekё njё shteg tё rrezikshёm tё qendrimit ilegal dhe destabilizues”. “Reagimi ynё do tё jetё i menduar mirё, por robust”, deklaroi ai.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here