Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Gazetarja e turpëron publikisht, njihuni me deputeten analfabete të Kuvendit të Shqipërisë

Një shkrim skandaloz i publikuar në rrjetet sociale nga ana e një deputeteje, plotë me gafa dhe gabime drejtshkrimore, është denoncuar publikisht nga gazetarja e politikës, Esiona Konomi.

Në shkrimin e deputetes vihen re probleme të theksuara me gramatikën, ku mungojnë shenja pikësimi por edhe gërma në fund të fjalëve.

Eshtë pikërisht deputetja Aurora Mara ajo që ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan mbi mbylljen e sesionit parlamentar.

Ajo që bie në sy është mënyra se si Mara i ka shkruar shumicën e fjalëve, pa –ë, në fund.

Në një status në profilin e saj në Facebook, Konomi shkruan se deputetja ka nevojë për ndihmë, duke ripostuar kështu statusin e deputetes Mara dhe duke i rrethuar fjalët që ka shkruar gabim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.