Këto janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2019

Kliko per me shume info

Pasaportat në secilin vend të botës mund të jenë krijuar për një qëllim të njëjtë, por ato dallojnë nga shteti në shtet.

Disa pasaporta mund të jenë si çelës që iu hapin shumë dyer të botës, por disa të tjera iu ofrojnë shumë më pak qasje nëse nuk keni vizë.

Kliko per me shume info

Hendley Passport Index edhe këtë vit ka bërë matjet për secilin shtet, duke treguar se me cilët pasaporta iu ofrohet më shumë qasje nëpër botë.

Për vitin 2019, në vendet e para qëndrojnë këto shtete:

Japonia dhe Singapori qëndrojnë në krye të listës. Nëse keni pasaportë nga këto vende, mund të udhëtoni pa viza në 189 destinacione.

Finlanda, Gjermania dhe Koreja e Jugut qëndrojnë në vendin e dytë me një dallim të vogël: me pasaportat e këtyre vendeve mund të udhëtoni lirshëm në 187 shtete.

Danimarka, Italia dhe Luksembrgu janë në vendin e tretë. Pasaportat e këtyre shteteve iu mundësojnë udhëtim pa viza në 186 shtete.

Kurse pasaportat e shteteve si Franca, Spanja dhe Suedia, iu ofrojnë qasje në 185 shtete.

Në vendin e pestë është renditur Zvicra, Austria, Holanda dhe Portugalia, me pasaportat e së cilave mund të udhëtoni në 184 shtete, përcjell albinfo.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here