Manchester United shumë pranë blerjes së talentit francez

Sport

Manchester United është shumë pranë transferimit të lojtarit, që bëri një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Lille në Ligue 1, Nicolas Pepe.

Sipas raportimeve të fundit të ‘The Sun’, United është afër marrëveshjes me Lille, për shumën e 70 milionë funteve.


Interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe Arsenal e Liverpool, por duket se ‘Djajtë e kuq’ janë ata që kanë marrë kryesimin.

Pepe ishte në formacionin e vitit në Ligue 1 për sezonin 2018/19, sezon kur tërhoqi edhe vëmendjen drejt tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Francezi 24 vjeçar kishte shënuar 22 gola duke ndihmuar skuadrën e tij ta mbyllte sezonin në vendin e dytë.

ME TE LEXUARAT