Policia i gjen pistoletë në çantë, kapet mat 36-vjeçari

Kliko per me shume info

Një person ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi gjatë kontrolleve të ushtruara i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë pa leje.

Në pranga ka rënë S. K.,36 vjeç banues në Krujë, mbi të cilin rëndon tashmë vepra penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Kliko per me shume info

Ai është ndaluar nga uniformat blu në rrugën “Kastriotët”. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Njoftimi i Policisë

Tiranë.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga 36-vjeçari i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet armë zjarri pistoletë krëhër dhe fishekë luftarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete në rrugën “Kastriotët”, ku falë reagimit në kohë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë te shtetasit:

S. K.,36 vjeç banues në Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,.

Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M.,34 vjeç banues në Laç për veprën penale “Moskallzim krimi”

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të metejshme hetimore.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here