Vidhte dyqanet e rrobave, dërgohet pas hekurave 41-vjecarja në Tiranë

Kliko per me shume info

Dy persona qe ishin kthyer në tmerrin e qendrave tregtare në Tiranë jane vene ne pranga nga policia e shtetit.

Burimet zyrtare thane se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë se dy persona kishin vjedhur disa rroba në një qendër tregtare në Tiranë, kanë organizuar punën, ku pas analizimit të pamjeve filmike, dhe kontrolleve të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestin në flagrancë të shtetasve: F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

Kliko per me shume info

Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve , policia ju gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here