Vodhi dje një motor, kapet 32-vjeçari ne Sarandë

Aktualitet

Policia e Sarandës ka kapur në flagrancë një person qe akuzohet për vjedhje.

Policia ben me dije se eshte kapur shtetasi me iniciale L. P., 32 vjeç, banues në Ksamil.

Kapja e tij u bë pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen nr.1 Sarandë, dyshohet ky shtetas ka tentuar të vjedhë motorin e markës "Skygo" në pronësi të shtetasit A.Z.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Vjedhja".

ME TE LEXUARAT