“Arena Kombëtare” po përfundon, FSHF vendos të shesë emrin

Kliko per me shume info

“Arena Kombëtare” është në fazën finale të punimeve dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk ka humbur kohë për të gjetur sponsor për stadiumin e ri kombëtar. Është vetë FSHF që e bën të ditur një gjë të tillë në faqen zyrtare të Institucionit më të lartë sportiv në vend.

Në njoftim thuhet se kompania duhet të ketë një xhiro të paktën 10 milionë euro në vit. Ndërkohë, shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit, në total 3 milionë euro.

Kliko per me shume info

Njoftimi i plotë
Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here