Dosja transferohet në Dibër: Do ta hetojë kushërira e të akuzuarit kryesor

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të mbërritur në adresë të tij i cili shpjegon manovrat që po përdor Partia Socialiste sip[as tij për të mbyllur hetimet për manipulimet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Berisha e ka bërë publik mesazhin e një oficeri të policisë gjyqësore duke shtuar shënimin se “pasi vendosën të lëshojnë fletë arreste për zyrarët e lartë kriminelë elektoral, iu hoq dosja dhe dërgohet për hetim në Peshkopi nga kushurira e famozit Keshi!”

Kliko per me shume info

Postimi i plotë i Berishës:

Këtij i thonë hetim!

Pasi vendosën të lëshojnë fletë arreste për zyrarët e lartë kriminelë elektoral, iu hoq dosja dhe dërgohet për hetim në Peshkopi nga kushurira e famozit Keshi!

Lexoni mesazhin e OPGJ dixhital. Sb

Mirëdita doktor! Pushim të mbarë! Jam oficer i policisë gjygjësore. Prokuroria e krimeve të rënda që e hetonte dosjen e krimeve elektorale pasi bëri gati mandat arrestet për zyrtarët e lartë të implikuar në krimin elektoral u detyrua me urdhër nga lart për të transferuar çeshtjen penale në Prokurorinë e Dibrës, drejtuese e së cilës është Esmeralda Keshi, e afërmja e të akuzuarit kryesor, drejtuesit të shtabit elektoral të vjedhjeve të PS! Synimi është të pushohet çeshtja, mbasi shtatori është muaji i fundit! Informacioni 100% i sigurtë! Ditë të mbarë!

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here