Godina e re e drejtësisë, SHBA: Jemi këtu, SPAK-u do të çlirojë Shqipërinë

Aktualitet

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones në ceremoninë e inagurimit të polit të drejtësisë tha se Amerika do të vijojë që të qëndrojë në krah të Shqipërisë deri në ngritjen e SPAK-ut dhe dhënien e rezultateve konkrete të drejtësisë së re për vendin tonë. Në fjalën e saj, ajo zgjodhi që mesazhin ta përcillte në gjuhën shqipe, teksa theksoi se sistemi është pastruar nga të korruptuarit.

"Është një kënaqësi për të përuruar këtë godinë. 21 korriku i 2016 filloi me pritshmëritë e një votimi në Kuvend. Pas negociatave që zgjatën gjatë gjithë ditës PD-ja miratoi draftin, Meta falenderoi Bashën dhe Ramën dhe tha se drafti ishte gati. Votimi filloi dhe ishte unanim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjithë votuan. Ky votim tregon se cfarë mund të bëjnë udhëheqësit kur punojnë së bashku për të mirën e përbashkët.

Shqipëria kishte një të ardhme të re, pasi politikanët kishin vizionin për të luftuar korrupsionin. Kjo ishte tre vite më parë, por shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Shqipëria ka miratuar ligjet dhe vettingut, u krijua operacioni ndërkombëtar i Monitorimit.

Vettingu ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave. Tani një numër i madhe 15% janë rivlerësuar, disa kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët e lartë dhe Kushtetues. Disa thonë se është problem, por kjo tregon se përse reforma ishte e nevojshme. Sistemi i vjetër ishte i kapur nga korrupsioni dhe ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa, reforma në drejtësi e theu dhe po ua kthen njerëzve.

Tri vjet më pas kemi një këshill të lartë të prokurorisë dhe gjyqësor dhe po punojnë për të ripërtërirë gjykatën e lartë dhe krijimin e SPAK-ut. Kjo ndërtesë do të i japë KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës një shtëpi të re dhe moderne. Do të shohë një Shqipëri më SPAK-un dhe BKH për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni. SHBA kanë qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime të mëdha, ne qëndruam krah Shqipërisë kur reforma u miratua tre vite më parë, ne kemi qëndruar kur filloi rivlerësimi dhe ndërsa ka pastruar sistemin e drejtësisë, krijimin e këshillave të gjyqësorit dhe prokurorisë dhe ne jemi duke qëndruar ndërsa po ngrihet SPAK-u. Jeni të sigurt, ne do të vijojmë që të qëndrojmë krah Shqipërisë, ndërsa reforma në drejtësi i jep një formë të re të ardhmes suaj" tha diplomatja.

ME TE LEXUARAT