I morën jetën Festim Latos në Holandë, familja hap dyert

Aktualitet

Në familjen e 48 vjeçarit Festim Lato në lagjen Lirim të Vlorës janë hapur dyert e mortit. Një familje e madhe me 9 fëmijë, hynë dhe dalin të afërm dhe familjarë per ngushëllim.

Vëllai i madh i kësaj familje Xhemil Lato tregon se ende nuk e kane konfirmuar 100% se vëllai i tyre është vrarë.

Por janë duke pritur ADN ,ndërkohë po sipas një nga vëllezërve të Festimit ai tregon se tre fëmijët e Festimit nuk janë lejuar nga policia holandeze që të hyjnë në morg për verifikim e kufomës.

Po ashtu shtëpia kishte hapur dyert e mortit, por në portën e banesës 3 katëshe nuk kishte lajmërim nekrologjie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familjarët motrat dhe vëllezërit e Festimit janë jo vetëm të shqetësuar për humbjen e vëllait të tyre, por dhe të acaruar për ato që lexojnë në faqet e ndryshme në rrjetet sociale për të.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, është gjetur trupi i pajetë i një shqiptari 43 vjeçar në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit.

Sipas mediave holandeze, shqiptari ishte i humbur prej disa kohësh. Është e paqartë sesi trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore.

Një kalimtar ka parë trupin në ujë pasdite dhe ka thirrur menjëherë policinë. Policia nisi një hetim dhe zbuloi se trupi është i një shtetasi të Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT