Media në zi, ndahet papritur nga jeta gazetari i njohur Nikoll Lena

Aktualitet
Media në zi, ndahet papritur nga jeta gazetari i njohur Nikoll Lena

Gazetari i njohur Nikolla Lena është ndarë papritur nga jeta në moshën 67-vjeçare, ditën e djeshme.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Lenës e kanë bërë me dije miqtë e tij në rrjete sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lamtumirè Miku im…Nikolla Lena …do mè mungojnè kafet…kèshillat…mendimet ….dhe fjalèt e èmbla qè mè thoje …Nuk mundem ta besoj qè ike kaq shpejt”, shkruan mikja e tij Elda Koçi.

Nikolla Lena punoi me përkushtim në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa vitet e fundit punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ku mbulonte sektorin e Turizmit dhe Mjedisit.

Më pasionin që e karakterizonte Lena sillte në shkrimet e tij çështje të ndryshme nga fusha e turizmit dhe mjedisit.

ME TE LEXUARAT