Ishin futur në kuti kartoni për të hyrë në Angli, ndalohen katër shqiptarët

Kliko per me shume info

Shqiptarët gjejnë forma nga më të ndryshmet për t’u larguar nga vendi.

Sidomos për në Britaninë e Madhe, që nuk njeh regjimin e vizave me vendin tonë.

Kliko per me shume info

Katër shqiptarë u gjetën të mbyllur në kuti kartoni në pjesën e pasme të kamionit. Ata kishin paguar 700 euro secili për të hyrë në mënyrë klandestine në Britani.

Mediat britanike raportojnë se rojet ndaluan kamionin i cili ishte nisur nga Frankfurti. Operacioni i zbulimit u krye më 22 maj 2017.

Kamioni ishte ndaluar në anën franceze dhe shoferit i ishte kërkuar që të hapte kutitë, të cilat ishin të lidhura me një shirit blu dhe brenda tyre policia zbuloi 4 shqiptarët.

Njëri prej anëtarëve të bandës që akuzohet se drejtonte trafikun e tyre, i identifikuar nga Daily Mail me emrin Vladimir Tollumi, 39 vjeç, është arrestuar dhe ndodhet në proces gjyqësor.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here