Ruçi takon ambasadoren e Gjermanisë: Zgjidhja nëpërmjet dialogut

Kliko per me shume info

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka pritur në takim ambasadoren e Gjermanisë Susane Schutz, e cila do të mbyllë misionin e saj në vendin tonë.

Gjatë bisedës me ambasadoren gjermane Ruçi u shpreh i bindur që zgjidhja e e tensionit politik në vend do të vijë vetëm përmes dialogut.

Kliko per me shume info

“Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Gjithashtu Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi“, tha Ruçi

Gjithashtu Ruçi i ka shprehur Schutz dhe mirënjohjet për Gjermaninë të cilën e ka cilësuar:

“Lokomotiva ekonomike dhe politike e Europës, një magnet i fuqishëm për të gjithë popujt dhe vendet që aspirojnë për liri, demokraci e mirëqenie. Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për mbështetjen gjatë gjithë tranzicionit, por në mënyrë të veçantë për mbështetjen e fuqishme të proceseve integruese. Ne u jemi thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe Presidentit të Bundastagut Shauble dhe jemi të bindur se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Gjermanisë, të Qeverisë dhe Bundestagut“.

Schutz nga ana tjetër u shpreh e lumtur për eksperiencën në Shqipëri ndërsa siguroi se Gjermania do vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrgën e saj drejt BE-së.

“Unë jam e lumtur që kam punuar në një vend mahnitës dhe me një të ardhme të shkëlqyer. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Kancelarja Merkel është shumë e angazhuar për këtë proces”, tha ambasadorja Schutz.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here