Takim Rama-Meta në Gjirin e Lalzit? Reagon zëdhënësi i Presidentit

Kliko per me shume info

Në media u aludua ditën e sotme se ka pasur një takim mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjirin e Lalzit.

Përkundrejt këtyre zërave, i pyetur nga gazetarët, Tedi Blushi zëdhënësi i Presidentit ka mohuar që një lajm i tillë të jetë i vërtetë. Ai ka dhënë këtë përgjigje: “Ky është një thashethem plazhi”!

Kliko per me shume info

Më shumë se njëherë kreu i shtetit Ilir Meta është shprehur i gatshëm për të pritur në takim kryeministrin Edi Rama për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike që po kalon vendi. Ftesa të cilat kreu i qeverisë i ka injoruar.

Raportet institucionale Presidencë-Mazhorancë janë në krizë që prej vendimit të kreut të shtetit më 10 qershor për të zhdekretuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet vendore. Megjithatë, shumica parlamentare nuk u tërhoq dhe shkoi në votimet e të dielës së 30 qershorit.

Ndërsa nga ana tjetër, Ilir Meta vijon t’i përmbahet dekretit të datës 28 qershor i cili njeh si datë për zgjedhjet vendore 13 tetorin.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here