“Toyota Yaris”/ Dëshmojnë në prokurorinë belge 2 të pandehurit

Aktualitet

Burimet bëjnë me dije se prokurrorët e Belgjikës kanë marrrë në pyetje dy nga të pandëehurit e dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”.

Personat e marrë në pyetje ditën e sotme janë Edi Lika dhe Klevi Cani që sipas burimeve janë janë babë e bir, ndërkohë ditën e nesërme prokurorët do të marrin në pyetje edyhe dy të pandehur të tjerë të përfshirë në këtë çështje të cilët mësohet se janë Alban Mullaymeri e Agim Ceka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se personat e proceduar në Belgjikë për dosjen e “Toyota Yaris”-itjanë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Kujtojmë gjithashtu se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;

80,000 franga zvicerane.

10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.

1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;

1 radio policie;

7 telefona celularë.

Belgët janë vënë në dijeni në rrugë informale, se i pari që ka dhënë informacion për këtë çështje në sallën e parlamentit Shqiptar, ka qenë deputeti dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Prokuroria belge kërkoi rreth një muaj më parë marrjen në pyetje të kryedemokratit Lulzim Basha si person që ka dijeni për ngjarjen që ka të bëjë me skandalin e 3.5 milionë eurove që u gjetën në Toyota Yarisin në portin e Durrës. Kjo kërkesë erdhi në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave.

Letër porosia nga prokuroria belge për Bashën ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, ndërkohë që kjo e fundit ka caktoi edhe seancën e pyetjeve ndaj tij por që kreu i opozitës nuk u paraqit me argumentin se në ftesën e Prokurorisë kishte parregullsi ligjore./faxweb

ME TE LEXUARAT