U fol se u ndanë Stresi dhe Keisit, po me dasmën ç’do bëhet?

Showbiz
Prej disa ditësh në media po përflitet për lajmin e ndarjes së çiftit shumë të njohur të showbiz-it shqiptar, reperit Stresi dhe partneres së tij, Keisi.
Pasi fshinë të gjitha fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale, dyshja vendosi t’i lërë të gjithë kuriozë dhe nuk ka sqaruar asgjë në lidhje me lajmet e ndarjes që po qarkullojnë lart e poshtë. Teksa të gjithë mendojnë se janë ndarë, Stresi ka habitur në një intervistë për “72 Sen” me Meriton Mjekiqin, ku ka folur ndër të tjera edhe për martesën me Keisin. Reperi ka lënë të kuptohet se dasma do të bëhet dhe madje ai i ka bërë gati ftesat. “Domethënë, ju që jeni këtu unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë s’kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s’kam bërë e kam shitur edhe veten. Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar unë ftesën e dasmës ua kam bërë.”- është shprehur Stresi.

Mesa duket, Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë bashkë pavarësisht keqkuptimeve që mund të kenë ndodhur mes tyre.

ME TE LEXUARAT