“Dako non grata në SHBA”, flet Palmer: Kishim prova bindëse

Aktualitet

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë nder te tjera foli edhe ceshtjen Dako.

DASH njoftoi ditë më parë se i është ndaluar hyrja në SHBA, kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dakos dhe familjarëve të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëri i Amerikës: Departamenti i Shtetit sapo ka identifikuar Vangjush Dakon, kryetarin e bashkisë së Durrësit, për korrupsion të konsiderueshëm dhe i ndalon atij dhe familjes hyrjen në SHBA. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vazhdon ta mbrojë atë. Çfarë ju thotë kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë.

Zëri i Amerikës: Ç’farë ju tregon kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik.

ME TE LEXUARAT