Dorëhiqet ministri i brendshëm, ja cila është arsyeja

Bota

Akuzat për neglizhencë të forcave të policisë kanë detyruar ministrin e brendshëm rumun të dorëhiqet.

Nicolae Moga, i cili u emërua pak ditë më parë, deklaroi se po largohej për të mbrojtur reputacionin e ministrisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendi prej një jave është tronditur nga historia e një adoleshenteje 15-vjeçare, e cila u raportua e humbur më 24 korrik dhe më pas u gjet e vrarë në një zonë rurale.

Aleksandra kishte arritur të telefononte tri herë numrin e policisë për të thënë se e kishin grabitur.

Autoriteteve iu desh 19 orë kohë për ta lokalizuar telefonatën në qytetin jugor të Karasalit, ku ranë edhe në gjurmët e vrasësit të saj.

65-vjeçari me profesion mekanik rrëfeu se në muajin prill kishte vrarë edhe një tjetër vajze 18-vjeçare në të njëjtat rrethana.

Mësohet se viktimat u kishin kërkuar ndihmë makinave të rastit që të mbërrinin në banesat e tyre për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore.

Autori ka treguar se trupat e dy vajzave i kishte djegur pasi i kishte rrahur dhe përdhunuar, ndërsa mediet aludojnë se ato mund të jenë gjallë dhe u janë dorëzuar tutorëve.

Neglizhenca e autoriteteve policore ka ngritur në këmbë mijëra protestues dhe të njohur të viktimave, të cilët shprehen të zhgënjyer nga puna e organeve të rendit.

Shefi i policisë rumune dhe disa vartës të tjerë janë shkarkuar, ndërsa presidenti i vendit ka paralajmëruar një hetim tërësor mbi ngjarjen.

ME TE LEXUARAT