Durrës/Makina merr flakë pas përplasjes, rëndë babai e 2 fëmijët

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pak pas mesnatës së sotme në aksin rrugor Maminas Gjiri i Lalëzit, nuk një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit B.K 35-vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur 16 dhe 10 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja njoftimi i policisë:

Më datë 01.08.2019, rreth orës 00:35, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij, 10 e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

ME TE LEXUARAT