Milani nënshkruan me sulmuesin 21-vjeçar

Sport

Tashmë është zyrtare, Milani ka nënshkruar me sulmuesin portugez, Rafael Leao.

Për transferimin e 21-vjeçarit kuqezinjtë kanë paguar plot 35 milionë euro te francezët e Lilës. Zyrtarizmi ka ardhur nga klubi italian, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë njoftuar, se kanë nënshkruar me sulmuesin për 5 vitet e ardhshme. Portugezi kishte një sezon shumë të mirë në kampionatin francez, ku në 24 ndeshje, ka shënuar 8 gola. Leao do të jetë zëvendësuesi i të larguarit, Cutrone, i cili vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi kalimin tek anglezët e Wolverhemptonit. Kujtojmë se ky është transferimi i katërt për Milanin në këtë merkato, pas Rade Kruniç, Teo Hernandez dhe Isma el Benaser.

ME TE LEXUARAT