Njihuni me shtetin që e ndalon mbulimin e fytyrës me perçe

Kliko per me shume info

Holanda iu bashkohet vendeve të tjera europiane që ndalojë mbulimin e fytyrës në publik. Masa do të zbatohet në zyrat qeveritare, spitalet, autobusët dhe trenat. Legjislacioni i ri është hartuar në mënyrë që t’i bëjë më të sigurta institucionet dhe mjetet e transportit publik. Por kritikët besojnë se ligji i ri ka pasur për qëllim që të ndalojë veshjen e nikabit dhe burkas nga gratë myslimane.

Në sferën e ndalimit përfshihen edhe helmetat që mbulojnë gjithë fytyrën dhe mbulesa tjera të ngjashme.

Kliko per me shume info

Vlerësohet se në Holandë këto mbulesa i përdorin 100 deri në 400 gra. Austria, Belgjika, Franca dhe shtete tjera europiane kanë vendosur disa ndalesa vitet e fundit.

Zyrtarëve holandezë të sigurisë iu jepet e drejta tani të kërkojnë nga qytetarët zbulimin e fytyrës nëse kanë mbulesa, dhe nëse një gjë e tillë refuzohet, ata mund të gjobiten me të paktën 150 euro.

Pavarësisht kësaj, ende nuk është bërë e qartë se si do të zbatohet ky ligj nga autoritetet në spitale, rrjetin e transportit publik apo institucione tjera.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here