Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Po tentonin të hynin në Shqipëri, kapen 20 emigrantë

0

Rreth 20 irakenë janë kapur në hyrje të territorit shqiptar, në kufirin me Greqinë.

Burime nga Drejtoria Vendore e Kufirit konfirmojnë se emigrantët klandestinë kishin për qëllim kalimin tranzit në Shqipëri e mandej drejt perëndimit.

Klandestinet irakenë janë trajtuar me ushqim dhe veshmbathje për shkak të specifikes që mbartin pasi 12 prej tyre janë femijë.

Ata janë zbuluar nga patrullimi i përbashkët i policisë kufitare shqiptare dhe ajo e FRONTEX në kufirin e gjelbër.

Burime bëjnë me dije se kjo është hera e parë që një kontigjent i tillë klandestinësh irakenë mbërrinë në Shqipëri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.