Lajmi i fundit

Shpërthimi në agjendari tek ish-blloku, pronarja humb jetën në spital

Nderron jete ne spital 43-vjeçarja, Alma Pirra, e cila së bashku me te shoqin u plagosën pas një shpërthimit të bombolave te oksigjenit në argjendarinë e tyre në zonën e ‘Bllokut’ në kryeqytet.

Shtetasja Alma Pirra dhe bashkëshorti, Sokol Pirra, mbeten te plagosur pasi po punonin me shkrirjen e metaleve ne momentin kur ndodhi ngjarja. Ata shkuan në spital, por megjithëse kanë marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët, Alma nuk ia ka dalë t’u mbijetojë plagëve.

Ngjarja e rende ka ndodhur më 15 korrik dhe vec 43-vjeçares qe tashme ka mbetur viktime, i plagosur mbeti edhe bashkëshorti i saj, nje punonjëse 18-vjeçare si dhe dy kalimtarë.

Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qene një gabim njerëzor nga rrjedhja e një bombole të vjetërsuar në argjendarinë ‘Euro Gold’ që çifti kishte në pronësi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close