“Toyota Yaris”, Belgjika shpall në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë: Janë të rrezikshëm

Aktualitet

Dy kushërinjtë shqiptarë Alfred dhe Elvis Vladi (33 dhe 39 vjeç) janë shpallur në kërkim nga autoritetet belge në lidhje me çështjen e gjetjes së 3.5 milionë € në dy automjete “Toyota Yaris” në portin e Durrësit në qershor të vitit të kaluar.

Lajmin e bën me dije gazeta belge “HLN”. Në artikull shkruhet se autoritet belge i kanë konsideruar dy shqiptarët si individë të rrezikshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Si pjesë e një hetimi juridik në lidhje me zbulimin e afro 3.5 milionë € nga autoritetet shqiptare në pjesën e brendshme të dy makinave të përdorura, policia federale belge po kërkon dy shqiptarë. Sot, autoritetet kanë shpërndarë mesazhin e hetimit për Alfred dhe Elvis Vladin. Të dy mund të jenë shumë të rrezikshëm.

Në 24 qershor të 2018, autoritetet e rendit në Shqipëri zbuluan 3.5 milionë €dhe 80 mijë frangave zvicerane në dy automjete.

Policia belge po heton faktet për dy persona: Alfred Vladi (33 vjeç) dhe Elvis Vladi (39 vjeç). Të dy kushërinjtë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë shumë të rrezikshëm.

Çdo njeri që ka informacion rreth vendodhjes së tyre mund të kontaktojë hetuesit në numrin 0800/30 30 0 ose përmes mesazhit në adresën [email protected].”, përfundon artikulli.

ME TE LEXUARAT