U shkatërruan nga tërmeti, nis ndërtimi i banesave të shembura në Korçë

Aktualitet

Kryeministri i vendit, Edi Rama duket se ka vendosur të mbajë fjalën për banorët e prekur nga tërmeti i 1 qershorit në qarkun e Korçës.

Këtë të enjte ka zbarkuar në terren grupi i punës me qëllim ndërtimin nga e para të shtëpive të shkatërruara. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ndoqi nga afër fillimin e punimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai dha detaje për mediat, ku theksoi se do të ndërtohen 40 shtëpi nga e para, ndërsa 80 të tjera do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë.

“Pashë nga afër fillimin e punimeve për rindërtimin e banesave të reja. Do të kemi 40 banesa të rindërtuara nga e para, këto janë vetëm tre prej tyre dhe ndërkohë janë 80 të tjera që do të rindërtohen.

Jemi në afate dhe në procedura optimale, ne besojmë se me fillimin e vjeshtës, pra edhe kur moti bëhet problematik për banorët gjithçka duhet të ketë përfunduar:-tha mes tjerash zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Gjatë ditës së djeshme, qyteti i Korçës dhe zonat përreth u prekën nga një valë tërmetesh. Banorët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në shesh, ndërsa thanë se lëkundjet e tërmetit kanë qenë shumë të forta.

ME TE LEXUARAT