Iu refuzua viza nga SHBA/ Dako thirret për herë të dytë në prokurori

Politikë

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit është thirrur për herë të dytë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me dosjen "339". Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se Dako pritet që të dëshmojë të Krimet në muajin shtator, por ende nuk ka një datë fikse.

Ky vendim vjen pas refuzimit të vizës nga SHBA-ja për ish-kryebashkiakun dhe familjen e tij, me argumentin se ka dëshmi të forta për përfshirjen e tij në korrupsion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy bisedat që nxorën emrin e Vangjush Dakos

Po kush janë bisedat që sollën kryerjen e verfikimeve? Deri tani tre janë përgjimet e publikuara ku Dako flet me anëtarët e bandës së Shijakut. Në bisedën e parë në datë 24 qershor, një ditë para zgjedhjeve të 2017, dikush flet me Altin Avdylin i njohur me pseudonimin “Nicen” dhe i thotë:“Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…6 veta janë, thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë”. Ndërsa në bisedën e dytë të publikuar, Dako gjatë komunikimit me Altin Avdylin interesohet që të takohet me një person tjetër i quajtur Astrit. Sipas transkriptit të kësaj bisede me Altin Avdylin, Vangjush Dako kërkon të takohet me vëllanë e tij, Astritin për ta falënderuar dhe folur për diçka, dy ditë pas zgjedhjeve të 2017. Ndërkohë që në një tjetër përgjim të publikuar nga Berisha, Dako është kapur duke biseduar me Jasin Avdylin, i cili po ashtu është i arrestuar.

Hetime për pastrim parash për grupin

Paralelisht me hetimin për trafik droge dhe verifikimet për Vangjush Dakon, prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur hetim pasuror për të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4”. Astrit Avdylajt dhe anëtarët e familjes së tij në Shijak, tashmë janë bërë objekt dhe i hetimit pasuror. Perandoria e Avdylajt dhe biznesmenit tjetër të shpallur në kërkim Admir Hoxha, do i nënshtrohen një hetimi pasuror për të hedhur dritë mbi vënien e kapitalit pasuror nga këta persona. Admir Hoxha, që dyshohet se është ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia e shtetit. Hoxha zotëron pasuri në Tiranë, Durrës dhe në zonën e Rinasit. Ndërkohë që prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedurën duke kërkuar informacion të imtësishëm në hipoteka, banka dhe ALUIZNI. Ndërkohë kreu i këtij grupi kriminal Admir Hoxha, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT