Meta do zgjedhje më 13 tetor, Veliaj: Ja çfarë mund të zgjedhësh në atë datë

Kliko per me shume info

Në një kohë kur Presidenti Ilir Meta vijon me qëndrimet e tij për zgjedhje në 13 tetor, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njofton se pikërisht në këtë datë do të ketë zgjedhje, por sipas tij jo ato zgjedhje që kërkon politika e vjetër.

Veliaj shkruan se më 13 tetor qytetarët do zgjedhin nëse do qëndrojnë në shtëpi apo do të marrin pjesë në Maratonën e Tiranës 2019 ku mund të zgjedhësh sërish midis disa garave të ndryshme. Pra Veliaj njofton se në datën kur Meta kërkon zgjedhje në Tiranë do të zhvillohet Maratona e Tiranës që rikthehet për të katërtin vit radhazi.

Kliko per me shume info

“Vjet lindi Kajan, sivjet s’ka justifikime! 🤷🏻‍♂️

Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së vjetër. 😉

Mund të rrish në shtëpi, ose të marrësh pjesë në Maratona e Tiranës 2019 – ku mund të zgjedhësh sërisht mes disa garave të ndryshme!
Unë do tentoj 21km këtë mandat. 🏃🏻‍♂️🏁⏱”- shkruan Veliaj.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here