BMW-ja bie nga kati i tretë mbi një makinë tjetër, shpetojne të dy shoferët

Soft

Dy shoferë në Los Anxhelos ishin me fat pasi makina e njërit ra nga kati i tretë i një parkimi mbi tjetrën, por të dy mbijetuan për mrekulli.

Shoferi i makinës tip BMW X3 ishte duke parkuar kur doli nga perimetri i sigurisë, u përmbys në ajër dhe ra mbi një tjetër SUV, tip Nissan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Imazhet tregojnë njollat e gjakut pranë dy makinave, por vetëm shoferi i BMW-së shkoi në spital me lëndime të lehta. Ndërsa shoferja e Nissan-it, bashkë me dy qentë e saj, nuk u lëndua fare.

Eshte ende e paqartë se si makina ka arritur të kalojë barrierën e sigurisë, prej betoni, por dëshmitarët që panë ngjarjen thanë se kishte ndodhur si në filma. Ndërsa një grua tha se nga zhurma kishte menduar se kishte rënë tërmet.

ME TE LEXUARAT