Paralajmërimi i fortë i Ramës: Kështu si ky sot, do mbyllet çdo karburant me shkelje…

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një tjetër rast të kapur nga Hetimi Tatimor gjatë aksionit anti-informalitet që ka ndërmarrë qeveria.

Këtë herë është bllokuar një pikë karburanti, e cila është konstatuar me shkelje.

Kliko per me shume info

“Ja kështu si ky sot, do mbyllet çdo stacion karburanti që nuk tapos përfundimisht pompën manuale dhe nuk i dorëzon kupon konsumatorit”,- shkruan Rama në lidhje me biznesin e bllokuar.

Ditët e fundit në vendin tonë janë goditur disa raste ku nuk bëjnë përjashtim edhe emra të mëdhenj të botës së biznesit si kompleksi Taivani që u mbyll dhe hotel ‘Rogner’ në kryeqytet që u gjobit për shkak se janë kapur me shkelje.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here