Hapi me kaçavidë derën e Bashkisë, reagon Rira për Belbën

Aktualitet

Ish-kryebashkiakia e Bashkisë së Përrenjasit ka reaguar pasditen e sotme nëpërmjet një statusi në Facebook për veprimin e kryebashkikut të ri dhe simpatizantëve të PS, lidhur me hyrjen në zyrë.

Ajo shprehet se një veprimi i tillë duke thyer xhama e dyer nuk është bërë as nga ajo e as nga ish-kryebashkiakët e tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq duke e cilaësuar si Ali Babën dhe 40 hajdutët, Rira thekson se kjo është fytyrë e vërtetë e Rilindjes.

Reagimi i ish-kryebashkiakes së Përrenjasit, Miranda Rira:

Dhunohen dhe shkelmohen dyert e institucionit te bashkise Prrenjas!

Pseudo-Kryetari i dale nga votimet farse te 30 Qershorit, me disa persona te tjere te paautorizuar kane shkuar ne ambjentet e bashkise pas orarit zyrtar dhe kane hapur me trapan e shkelma dyert e bashkise!

Nen ndikimin e alkolit dhe duhmen e rakise, pas drekimit per 6 ore ne nje nga restorantet e zones, Kryetari mësyu ne bashki, duke dhene edhe intervisten e tij te pare çoroditese????

Kryetar po te kujtoj se duke shqyer dyert e bashkise, ke dhunuar institucionet e shtetit! Kur hyra ne ate godine 4 vjet me pare, as shkelmova dyert dhe as theva xhamat! As une dhe asnje nga ish – kryetaret e meparshem nuk kane zbarkuar ne ate zyre ne ate menyre si Ali Baba dhe 40 hajdutet! Ne fund keni treguar se kjo eshte pasqyra juaj dhe sjellja e Rilindjes: dhuno, uzurpo, grabit e plaçkit!!

Ajo godine nuk eshte prona ime por e publikut, e njerezve! Te gjithe ata qe kane dhunuar dhe shkaterruar pronen publike, do te ndiqen edhe penalisht.

ME TE LEXUARAT