WhatsApp është gati të sjellë këtë risi dhe me siguri do t’ju pëlqejë

Teknologji

WhatsApp ka evoluar gjatë viteve nga të qenit një aplikacion ekskluzivisht për telefona, deri tek përdorimi në desktop. Megjithatë, nëse ka një platformë që WhatsApp ende nuk e ka mbështetur me të vërtetë, është pikërisht tableti

Kjo është kryesisht për shkak se WhatsApp kërkon që përdoruesi të ketë një numër telefoni, diçka që zakonisht tableti nuk ka. Megjithatë, sipas një raporti nga WABetaInfo, duket se WhatsApp mund të zhvillojë një version të aplikacionit të tyre për tabletë, siç është iPad-i i Apple.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përveç lansimit në iPad, ata kanë gjetur disa dëshmi që sugjerojnë se WhatsApp mund të punojë për të bërë shërbimin e tyre funksional për shumë platforma të ndryshme.

Tani për tani, WhatsApp mund të përdoret në telefon dhe në PC, por versioni i PC kërkon që përdoruesit të kenë telefonat e tyre afër, pasi kërkon një lidhje ‘wireless’ në telefonin tuaj.

Megjithatë, ndryshim i ri do të thotë që përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin WhatsApp në pajisje të shumta në të njëjtën kohë pa pasur nevojë që telefonat e tyre të jenë afër, duke e shndërruar atë në një aplikacion të vërtetë multi-funksional, ngjashëm me Messenger, Slack, Discord etj.

ME TE LEXUARAT