AKU gjobit biznesmenin italian dhe i pezullon aktivitetin te ‘Kodra e Diellit’

Kliko per me shume info

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë, pasi mori një denoncim nga një grup banorësh në zonën e Kodrës së Diellit, shkoi për të kontrolluar në subjektin “Gioacchino Raia” i cili tregtonte dhe prodhonte produkte brumi, me përfaqësues ligjor shtetasin italian Gioacchino Raia, nga ku ka konstatuar se subjekti inspektohej për herë të parë dhe nuk ekzistonte në asnjë regjistër të AKU.

“Aktiviteti zhvillohej përgjithësisht konform me ligjin, por përfundoi me dhënien e masës administrative “Paralajmërim”, në kushtet kur subjekti inspektohej për herë të parë (7 vjet që operonte në treg në kushte informale) dhe kur pretendimet objekt denoncimi nga banorët nuk u konstatuan, DRAKU Tiranë ndërmori Ri-Inspektim të subjektit (proces i kryer nga një tjetër trup inspektuese). Nga ri-inspektimit rezultoi se: subjekti ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse; tregtonte produkte të paetiketuara dhe të pa notifikuara; si dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP)”, thuhet në njoftim.

Kliko per me shume info

Për shkeljet ligjore të konstatuara, trupa ri-inspektuese vendosi ndaj subjektit: 3 masa administrative “Gjobë” në vlerën totale 2,200,000 lekë, si dhe “Pezullimin e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here