Bllokoi rrugën pas vrasjes së Kacifas, greku ndalohet në kufi

Kliko per me shume info

I refuzohet hyrja në Shqipëri Kostas Dhimitropulos, një prej ekstremistëve grekë të cilët bllokuan aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë në shenjë proteste pas varrimit të Kostandin Kacifas, i vrarë nga RENEA në shkëmbim zjarri.

Kostas Dhimitropulos është ndaluar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte duke udhëtuar drejt Himarës për të kaluar pushimet me bashkëshorten e tij. Mësohet se autoritetet i kanë dhënë Dhimitropulos edhe një shkresë që i ndalon hyrjen për në Shqipëri për një afat të pacaktuar.

Kliko per me shume info

Ai është një prej 52 personave të shpallur non-grata nga ana e autoriteteve shqiptare për shkak se kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here