Pollo: Rama i dha mikut të tij 41% të aksioneve pa investuar asnjë lek

Kliko per me shume info

Për Partinë Demokratike dalja në fluturim e avionit të dytë të “Air Albania” i cili do të fluturojë në drejtim të Italisë, mbart mjaft dritëhije. Ish-deputeti i PD, Genc Pollo shprehet se kryeministri Rama nuk ka deklaruar se 41% të aksioneve të “Migjenit” i ka një miku i tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Pollo shprehet se “miku i kryeministrit Edi Rama ka marrë 41% të aksioneve pa investuar”. “Lali i Madh e ka pak bezdi të flasë për këto fakte”, shprehet Pollo me ironi duke iu drejtuar Ramës.

Kliko per me shume info

Postimi

“Ajo që mbetet pa thënë është se 41% të aksioneve të “kompanisë ajrore kombëtare” të Shqipërisë e posedon njê “mik” i KM Rama. I ka marrë këto 41% pa investuar gjë e “pa hudh ndonji lek”.

Air France, Lufthansa, British Airways e Alitalia janë themeluar fill pas L2B nga qeveritë përkatëse si kompani ajrore kombëtare me pronësi 100% shtetërore. Shefi i qeverisë së Francë, Gjermanisë, Britanisë e Italisë, asokohe nuk do kishte menduar e jo më guxuar t’i falte aksione ndonjë “miku”.
Për më tepër shteti shqiptar posedon vetëm 10% në Air Albania”, është shprehur demokrati Pollo.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here