Tërmeti lëkund Greqinë, reagon për herë të parë kryeministri

Bota

Një tjetër lëkundje e fuqishme tërmeti është ndjerë ditën e sotme në shtetin fqinj Greqi.

Këtë herë epiqendra e tërmetit ka qenë në ishullin Karpathos dhe tërmeti ka qenë me fuqi 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë nuk raportohet për dëme materiale dhe as për të lënduar në njerëz.

Për vizitë në ishullin Karpathos së ndodhet edhe kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili madje ka reaguar edhe për lëkundjet e tërmetit.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili është për një vizitë tre-ditore në ishull, shkroi në Tëitter:

“Ne tronditëm pak në Karpathos, por unë u informova se nuk ka të lënduar apo dëme materiale”, ka shkruar Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Twitter, i cili shton se: “Unë fola me banorët dhe vizitorët e ishullit, të cilët më mirëpritën me buzëqeshje dhe optimizëm për perspektivat e ishullit dhe vendit. Faleminderit për mikpritjen e tyre!”

ME TE LEXUARAT