“Ligj për mbrojtjen e vijës bregdetare”, ish-presidenti sulmon Ramën: Propagandë e shpifur

Kliko per me shume info

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në vjeshtë do të dërgojë në Kuvend një ligj të ri për mbrojtjen dhe administrimin e vijës bregdetare nga shteti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bujar Nishani shkruan se deklarata e bërë sot nga kryeministri, Edi Rama është një propagandë e shpifur, që në vetëvete synon mashtrimin e shqiptarëve dhe grabitjen e pronës më me vlerë të vendit, atë të bregdetit.

Kliko per me shume info

Reagimi i Bujar Nishanit:

“Deklaratat e Edi Ramës për administrimin e vijës bregdetare një propagandë e shpifur në interes të një kurthi të ri për ti mashtruar shqiptarët dhe për të grabitur pronën më me vlerë të vendit, Bregun e Detit.

Vija bregdetare, Velipoja, Durrësi, Vlora, Saranda kanë 20 vite që janë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe partisë së tij.

Tani, ky kërkon t’ju mbushë mendjen shqiptarëve se do të “vendosë kontrollin e tij mbi abuzimin” !!!!
Mashtrim i paskrupullt në interes të hajdutërisë !
Rregjimi mafioz po pregatitet që me parlamentin monist ta grabisë me gjoja ligj pasurinë e bregut e t’ja fal atë oligarkëve që blejnë votat për rregjimin kusar.
Shqiptarët ti ndalojnë sa më parë kusarët e gjithshkaje”- shkruan Ish-Presidenti, Bujar Nishani.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here