Mediu kritika Bashës: Duhet të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Ramës

Kliko per me shume info

Kryetari i PR Fatmir Mediu nuk i kursen kritikat për Lulzim Bashën, i cili sipas tij duhet të heqë dorë nga kërkesa e panegociueshme, se nuk ulet me Edi Ramën në tryezë për dialog.

“Opozita duhet të reflektojë. Çështjet e emrave janë tërësisht të parëndësishme. Nëse ulemi si palë politike secila palë ka të drejtë kë mendon se është më efektive.

Kliko per me shume info

Mendoj se duhet të ulen ata që kanë përgjegjësi për të marrë vendimmarrje sesa aktorë dytësorë që mund të kthejnë dialogun politik në lojë të pavlefshme. Duhet të ulemi sa më parë në dialog.

Kryerepublikani është i mendimit që opozita duhet të ndryshojë kurs dhe të hartojë një plan të ri aksioni kur të përfshije edhe ndërveprimin me ndërkombëtarët.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here