Atentati me armë në Vlorë, vdes në spital pronari i lokalit, u plagos me 6 plumba

Aktualitet

Humb jeten në spital një ditë pas sulmit me armë në lokalin e tij, 40-vjeçari Arben Beqiraj. Ai ka ndërruar jetë rreth orës 1 të mëngjesit për shkak të plgëve të marra.

Në atentatin e ndodhur me 4 gusht ai mori 6 plumba në gjoks. Të plagosur mbetën edhe i biri i tij Ergest Beqiraj, si dhe nje person i tretë i identifikuar si Nesim Hodaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia deklaroi se sulmi me armë është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L. Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me mjetin e tyre drejt Pyllit të Sodës.

"Në momentin e konfliktit të tre personat,kanë qenë në lokal duke pirë kafe. Atentatorët kanë zgjedhur dhe momentin e duhur kur në zonë nuk ka pasur shumë njerëz" raporton gazetari Edi Ruçi.

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre. Në ndihmë të saj kanë shkuar dhe Delta Forcë e FNSH e Fierit. Paraprakisht sipas bluve ngjarja ka ndodhur për motive banale.

ME TE LEXUARAT