Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Plas në Vlorë, katër persona plagosen pas sherrit me armë në lokal

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin bregdetar të Vlorës.

Policia po zhvillon kontrolle në zonën e Pyllit të Sodës për të ndaluar të dyshuarit që kanë qëlluar me armë zjarri.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur ne lokalin e shtetasit Arben Brahimaj, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet ne sallen e operacionit.

Nderkohe njoftohet se personat e tjere te plagosur ne kete ngjarje jane jashte rrezikut per jeten. Mes te plagosurve sipas policise eshte edhe djali i Arben Brahimajt, pronarit te lokalit.

Policia ne nje njoftim per ngjarjen ka thene se motivet e sherrit me arme lidhen me nje konflikt te momentit per motive te dobeta. /lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.