Presidenti Meta ngushëllon familjen e Fehmi Telegrafit: Krenoheshim me të

Kliko per me shume info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të një ndër themeluesve të Partisë Demokratike në Berat, Fehmi Telegrafi.

Ai gjithashtu njihet edhe si një nga personalitetet që dha shumë për sportin e peshëngritjes, ndërsa kontribuoi në rritjen e ekipeve të tjera kombëtare.

Kliko per me shume info

Ngushëllimi i Metës:

Të dashur miq!

Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Fehmi Telegrafit, njërit prej ikonave dhe autoriteteve të zhvillimit të sportit tonë të peshëngritjes.Personalisht do të ruaj gjithmonë nderimin më të madh për këtë edukator e frymëzues të shumë kampionëve e rekordmenëve të Shqipërisë si Vasil Hoco me shokë, të cilët arritën rezultate të jashtëzakonshme, që e çuan përpara sportin e peshëngritjes në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Po kështu Profesor Fehmiu kontribuoi për ekipet tona kombëtare dhe sukseset e tyre. Në këtë ditë të vështirë jam pranë familjes së tij, kolegëve e ish-sportistëve, si edhe qytetarëve të Beratit, të cilët krenoheshin me personalitetin dhe sukseset e tij!

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here