Nuk tërhoqën mjetet prej malit të Tomorrit, procedohen tre biznesmenët e guroreve

Aktualitet
Nuk tërhoqën mjetet prej malit të Tomorrit, procedohen tre

Tre biznesmenë guroresh janë proceduar penalisht nga Policia për shkak se nuk tërhoqën mjetet e tyre të rënda prej malit të Tomorrit, i cili është zonë e mbrojtur.

Policia bën me dije se janë proceduar penalisht, J.D, 46-vjeç, nga Skrapari, dhe G.V, 62- vjeç e B.L, 45 vjeç nga Berati.

Ata tashmë akuzohen për dëmtim të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të operacionit “Të luftës kundër shkatërrimit dhe mbrojtjes së Malit të Tomorit”,nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,në bashkëpunim me Strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar,janë referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit:

– J.D, 46-vjeç,banues në fshatin Novaj në Skrapar.

– G.V,62-vjeç, banues në Berat.

– B.L,45-vjeç,banues në Berat.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm janë referuar për arsye se,edhe pas njoftimit të marrë nuk i kanë tërhequr mjetet e rënda nga zona e mbrojtur në Malin e Tomorrit. Ata akuzohen për Veprën penale ‘’Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’’, parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal.

Policia e Beratit vazhdon punën per pastrimin e zonës së mbrojtur në Malin e Tomorit,nga mjetet e rënda.

ME TE LEXUARAT