Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, digjet një shtëpi dhe 5 makina

Aktualitet

Një zjarr i madh ka rënë në Gjirin e Lalzit në Durrësit, që ka shkaktuar djegien e një shtëpie dhe të pesë makinave. Nuk ka njoftime për persona të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale.

Shtëllunga tymi të zi dalin nga godina në flakë ndërkohë që pushuesit janë pushtuar nga paniku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Zjarrfikësit dhe Policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve, për të mos lejuar përhapjen e tyre. Kujtojmë se zjarri ka rënë në kohën kur temperaturat e larta në Durrës dhe gjithë vendin janë në kulmin e tyre.

ME TE LEXUARAT