Atentati me armë në Vlorë, vdes në spital pronari i lokalit, u plagos me 6 plumba

Kliko per me shume info

Humb jeten në spital një ditë pas sulmit me armë në lokalin e tij, 40-vjeçari Arben Beqiraj. Ai ka ndërruar jetë rreth orës 1 të mëngjesit për shkak të plgëve të marra.

Në atentatin e ndodhur me 4 gusht ai mori 6 plumba në gjoks. Të plagosur mbetën edhe i biri i tij Ergest Beqiraj, si dhe nje person i tretë i identifikuar si Nesim Hodaj.

Kliko per me shume info

Policia deklaroi se sulmi me armë është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L. Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me mjetin e tyre drejt Pyllit të Sodës.

“Në momentin e konfliktit të tre personat,kanë qenë në lokal duke pirë kafe. Atentatorët kanë zgjedhur dhe momentin e duhur kur në zonë nuk ka pasur shumë njerëz” raporton gazetari Edi Ruçi.

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre. Në ndihmë të saj kanë shkuar dhe Delta Forcë e FNSH e Fierit. Paraprakisht sipas bluve ngjarja ka ndodhur për motive banale.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here