E FUNDIT/ Zjarr i madh në Shkodër, rrezikojnë jetën 20 persona

Aktualitet

Një banesë e quajtur “Shtëpia e Bujqëve” në lagjen Kiras të Shkodrës ka rrezikuar të digjej pasditen e sotme. Ka qenë ndërhyrja e  menjëhershme e zjarrëfikësve të Shkodrës që ka parandaluar të ngjarje të rëndë në qytet.

Flakët e mëdha kanë rrezikuar 4 familje me gjithsej 20 persona, që jetonin brenda të njëjtit kulm shtëpie. Nga zjarri, këtyre familjeve iu dëmtuan disa dhoma dhe orendi, por fatmirësisht, nuk pati pasoja në njerëz. Zjarrëfikësit ia kanë dalë të shuajnë zjarrin, ndërkohë problematik ka qenë temperatura e lartë por edhe konstruksioni prej dërrase i çatisë së banesave.

ME TE LEXUARAT