I mori jetën pronarit të marketit në sy të fëmijës 6-vjeç, gjykata jep burg për jetë për autorin

Kliko per me shume info

Ekzekutuan Agim Bucin në sy të djalit. Gjykata vendos burg të përjetshëm për Vladimir Kurtin.

Bashkëautori Ruzhdi Hoda dënohet me 26 vite burg.

Kliko per me shume info

Para se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën, ndërsa Rrushdiu thikën duke u futur në dyqan. Vladimiri është afruar tek kasa për të marrë lekët, aty ndodhej edhe fëmija i Agim Bucit. Autorët qëlluan Agim Bucin dhe gruan e tij. Pas ngjarjes autorët u larguan me vrap, ndërsa kanë marrë makinën duke u larguar në drejtim të Bovillës duke hedhur maskat.

Pas ngjarjes ata u shoqëruan nga policia, por më pas u liruan. Policia u ngriti një kurth pas shoqërimit, Kurti dhe Hoda u liruan dhe gjatë bisedës telefonike të përgjuar ndërmjet, 28-vjeçari i thotë mikut të tij Hoda“…i fshehe ato se, mua më morën në pyetje…”. Disa minuta më pas të dy u arrestuan nga policia. Vladimir Kurti është një person me precedent penal, pasi më parë është dënuar për vjedhje.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here