Me mall në makinë, prangoset në Vuno, i riu

Kliko per me shume info

Një i ri nga Berati është vënë në pranga në Vuno, Vlorë, pasi në makinën e tij i është gjetur një sasi droge.

Burime nga policia thanë se në pranga është vënë 29-vjeçari me inicialet A. A., banues në fshatin Vokopolë, Berat.

Kliko per me shume info

Policia ka parë fillimisht makinën e dyshimtë e cila nuk i është përgjigjur thirrjes për ndalim. Pas ndjekjes është bërë e mundur ndalimin i mjetit, e ku më pas u gjet në bagazh edhe lënda narkotike, që dyshohet se do të trafikohej nga shtetasi i lartpërmendur.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Operacion antidrogë i koduar ‘Vunoi’. Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në një automjet. Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcat e FNSH-së Fier, në vijim të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, janë vënë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë në aksin rrugorë Himarë-Dhërmi, të cilin e kanë ndaluar në kthesën e Jalit.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, është gjetur në bagazh një sasi lënde narkotike prej 16 kg e dyshuar si Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, Berat. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here