Prokurori italian: Një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis

Kliko per me shume info

Pjesa e tretë e dokumentarit italian të Rai3 ‘Narcotica’ flet për trafikun e drogës, rolin e Shqipërisë dhe qeverisë së saj të drejtuar nga Edi Rama.

Në këtë pjesë të tretë do të flitet për Shqipërinë, vendin e mbjellë me kanabis.

Kliko per me shume info

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3 se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto’, tregon Gratteri.

Por sipas tij, grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë.

‘Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’, tregon prokurori i antimafias, duke folur për dokumentarin ‘Narcotica’.

Ky dokumentar që do të tregojë me dëshmi lidhjet krim-qeveri në Shqipëri, do të transmetohet mbrëmjen e së mërkurës në orën 23:20 minuta në Rai3.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here