E ekzekutuan me tre plumba në Vlorë, del vendimi, Laver Tozaj u kap me 1100 kg drogë

Aktualitet

Publikohet vendimi i gjykates se Larte per shtetasin Laver Tozaj, 47 vjecarin qe u vra me tre plumba mbremjen e te merkures ne Selenice te Vlores. Ky shtetas ishte denuar ne vitin 2007 me shtate vjet burg per trafikimin e 1100 kg droge bashke me disa persona te tjere.

Vendimi i gjykates:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në datë 07.07.2009 ka paraqitur për gjykim para Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, procedimin penal nr.29/4, viti 2006, në ngarkim të të pandehurve Helidon Xhaferi, Ardi Xhaferi, Hasan Gjinaj e Xhafer ndryshe Laver Tozaj, të akuzuar se në bashkëpunim kanë kryer veprën penale të "Trafikimit të narkotikeve", parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal, në këto rrethana:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.29, datë 18.03.2005, në ngarkim të shtetasit (të dënuar) Et'hem Danaj, për veprën penale të "Trafikimit të narkotikëve", të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, pasi në datë 17.03.2005, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, është sekuestruar në mjetin e drejtuar prej tij sasia prej 1146 kg lëndë narkotike “cannabis sativa”, e cila ishte destinuar për të kaluar në territorin e shtetit grek.

Në vazhdim të hetimeve për procedimin penal nr.29, është kryer regjistrimi i procedimit penal nr.29/1, viti 2005, pasi në datë 24.12.2005 në Himarë, Vlorë, është sekuestruar sasia 335,2 kg lëndë narkotike “cannabis sativa”, e destinuar edhe kjo për t'u trafikuar në Greqi (nëpërmjet detit me skaf), për të cilën është kryer arrestimi i shtetasve Hasan Gjinaj, Laver ndryshe Xhafer Tozaj, Aranit Halilaj, Ilia (Ilir) Gjicali dhe Artur Balilo.

Në përfundim të hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr.29, viti 2005, për episodin e datës 17.03.2005, çështja në ngarkim të të pandehurve Et’hem Danaj dhe Alket Llanaj është dërguar në gjyq, ku dhe janë deklaruar fajtorë dhe dënuar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikeve", parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal, vendim i cili ka marrë formë të prerë.

Po ashtu edhe procedimi penal nr.29/1, viti 2005, në ngarkim të të pandehurve Hasan Gjinaj, Laver (Xhafer) Tozaj, Aranit Halilaj, Ilia (Ilir) Gjicali dhe Artur Balilo për episodin e datës 24.12.2005 është dërguar për gjykim, në përfundim të të cilit këta shtetas janë deklaruar fajtorë dhe dënuar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve", parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal, vendimi i cili ka marrë formë të prerë.

Hetimet paraprake në procedimin penal nr.29/2, i veçuar nga procedimi penal nr.29/1, kanë konsistuar në identifikimin dhe provimin e veprimtarisë kriminale të personave të tjerë bashkëpunëtorë, në episode kriminale të datave 17.03.2005 dhe 24.12.2005. Në vijim të hetimeve, procedimi penal në ngarkim të të pandehurve Helidon Xhaferi, Ardi Xhaferi, Hasan Gjinaj e Xhafer (Laver) Tozaj, është numërtuar me nr.29/4, i cili bën fjalë për ngjarjen e datës 17.03.2005, nga i cili ka rezultuar se:

Në këtë datë (17.03.2005), në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Et'hem Danaj, pasi në mjetin kamion tip Volvo, me targë TR 3054 E koka tërheqëse e tij dhe TR 9195 E rimorkio e këtij mjeti, në drejtim të të cilit ishte shtetasi Et'hem Danaj, dhe me të cilin po kryente procedurat për kalimin ne Piken e Kalimit Kufitar, Kakavijë, për të udhëtuar për në shtetin grek, në rimorkio, u gjet e fshehur sasia prej 1146 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, me nr.29/4, për episodin e datës 17.03.2005, për të cilin janë dërguar për gjykim të pandehurit Helidon Xhaferi, Ardi Xhaferi, Hasan Gjinaj dhe Xhafer ndryshe Laver Tozaj, (krahas shtetasve Et'hem Danaj dhe Alket Llanaj, të cilët janë dënuar për këtë episod për kryerje të veprës penale të "Trafikimit të narkotikëve", të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/1/2 i Kodit Penal), rezulton se nga ana e organit të akuzës janë kryer një sërë veprime hetimore, të cilat janë parashtruar në gjykim dhe janë cituar hollësisht dhe në vendimet respektive të gjykatave.

Në përfundim të gjykimit të çështjes, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka gjetur të provuar akuzën në ngarkim të të pandehurve Ardi Xhaferi Hasan Gjinaj, Xhafer ndryshe Laver Tozaj, ndërsa për të pandehurin Helidon Xhaferi e ka gjetur të paprovuar akuzën në ngarkim të tij, duke vendosur me vendimin nr.26 datë 21.07.2010: deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Helidon Xhaferi për kryerje të veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal, sepse nuk provohet kryerja prej tij e kësaj vepre penale, konform pikës “d” të nenit 390 të Kodit të Procedurës Penale; deklarimin fajtorë të të pandehurve Ardi Xhaferi Hasan Gjinaj dhe Xhafer ndryshe Laver Tozaj për kryerjen e veprës penale të: “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal duke i dënuar përfundimisht, respektivisht, me 6 vjet e 8 muaj burgim, 7 vjet e 4 muaj burgim dhe 7 vjet e 4 muaj burgim.

Ky vendim është ankimuar si nga Prokurori (për pjesën që ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin Helidon Xhaferi) dhe nga të pandehurit Ardi Xhaferi Hasan Gjinaj, Xhafer ndryshe Laver Tozaj, të cilët kanë kërkuar pushimin e çështjes penale në ngarkim të tyre, lidhur me akuzën përkatëse.

Gjykata e Apelit Për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.05, datë 18.01.2011 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.26,datë 21.07.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për të pandehurin Helidon Xhaferi.

Lënien në fuqi të vendimit të mësipërm për cilësimin ligjor, deklarimin fajtor të të pandehurve Ardi Xhaferi, Hasan Gjinaj dhe Xhafer (Laver) Tozaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

Ndryshimin e vendimit nr.26,datë 21.07.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë për të pandehurin Ardi Xhaferi për kryerjen e penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtate) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin përfundimtar të të pandehurit Ardi Xhaferi me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Në korrigjim të gabimit material për të pandehurin Xhafer ndryshe Laver Zotaj, në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin përfundimtar të të pandehurit Xhafer (Laver) Zotaj me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Lënien në fuqi të vendimit për pjesët e tjera.”

ME TE LEXUARAT