Ky është restoranti në Ohër që habiti pushuesit me çmimet marramendëse

Kliko per me shume info

Ohri është qendra kryesore e turizmit në Maqedoninë e Veriut. Përvec turistëve të huaj, këtë qytet e vizitojnë edhe shumë shqiptarë. Por Ohri njihet për cmimet surprizë në shërbime. Shpesh është kritikuar për çmimet e larta, veçanërisht ato fiktive që janë shpikur për turistët e huaj që vizitojnë qytetin. Sidoqoftë, nga një rritje e vogël në çmime, te faturat marramendëse ka një ndryshim goxha të madh.

Një familje turistësh ka kritikuar një restorant në këtë qytet, për faturën me cmimin marramendës, plot 830 euro që u erdhi pas një dreke ku kishin konsumuar peshk, sallatë e pije.

Kliko per me shume info

Turisti zviceran pas postimit në profilin e tij në rrjetet sociale, ku njohu miqtë e tij me eksperiencën e hidhur që kishte kaluar në Ohër, nuk e rekomandon udhëtimin në këto anë.

Nëse shkoni në Ohër, një kafe kushton nga 1.5 euro deri në 2.5 euro, një drekë familjare me peshk e sallatë, kushton të paktën 100 euro, një natë në hotel kushton nga 40 euro deri në 200 euro. Megjithatë, Ohrit nuk i mungojnë turistët.

Ata janë shprehur për Top Channel se kanë gjetur qetësinë dhe pastërtinë, por për cmimet thonë se janë të larta aq sa në vende të tjera turistike.

Turisti që është ankuar dhe ka bërë publike faturën, quhet Johannes Reich dhe ai shkruan se për ta fatura prej 50 000 denarësh (rreth 800 euro) ishte një çmenduri, dhe ata kishin rënë pre e një mashtrimi.

Johannes shkruan se ai dhe tetë miqtë e tij ishin ulur në një restorant për drekë, dhe 7 prej tyre porositën peshk, sallatë dhe perime që ata t’i ndanin. Porositën gjithashtu birra dhe verë të kuqe, e përveçse u kishin sjellë verën më të shtrenjtë, turisti thotë se ata sollën edhe gjëra që nuk i porosisnin.

“Ne ishim një grup prej nëntë personash dhe patëm një përvojë shumë të pazakontë në këtë restorant. Kur u ulëm, ata na thanë që kishin troftë të freskët nga liqeni, kështu që shtatë nga ne porositën disa peshk, të tjerët sallatë dhe perime për t’i ndarë. Porositëm birrë dhe verë të kuqe për të pirë. Në fillim ata na sillnin shumë më tepër sesa kishim porositur, dhe ata gjithashtu nuk na treguan se sa peshq do të sillnin. Kur mbërriti fatura pamë që ata na kishin dhënë verën më të shtrenjtë (një shishe prej 1500 denarë), dhe kishte gjëra që ne nuk i porositëm dhe nuk i morëm. Por ajo që u bë problematike ishte që ata pretendonin se na kishin shërbyer 12.5 kg peshk për shtatë persona, madje pa na pyetur sa donim. Në fund ata na dhanë një faturë mbi 50,000 denarë”, shkruan turisti./Burimi: Top Channel

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here